Ministria e Financave u ka bërë apel ish të përndjekurve që futen te kategoria e trashgimtarëve, se duhet të kontrollojnë dosjet për shkak të mangesësisë së dokumentave. Financat thonë se janë rreth 500 dosje të cilat kanë mungesë dokumentacioni nga kontrolli që është bërë deri më tani.
“Dokumentacioni që duhet të dërgohen në Ministrinë e Financave: Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.
Dokument identiteti (kopje Letërnjoftimi, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Pagesat do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar: Kontestim, nga rrethi i familjarëve, trashëgimtarët, nuk ka ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë dhe nuk ka revokim të prokurës së posaçme.
Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme.
Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.
Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile”,- thuhet në një njoftim të Ministrisë së Financave.
a.ç