Avokatja ruse e cila u takua me Donald Trump Jr pasi babai i tij e fitoi nominimin për president të SHBA-së nga radhët e republikanëve vitin e kaluar, ka thënë se është e gatshme të dëshmojë para Kongresit në mënyrë që, siç ka thënë ajo, t’i heqë dyshimet për histerinë e madhe rreth atij takimit.
Djali i madh i presidentit Donald Trump u pajtua me padurim vitin e kaluar të takohej me Natalia Veselnitskaya, një grua për të cilin i ishte thënë atij se ishte avokate e qeverisë ruse që mund ta këtë informata dëmtuese për rivalen demokratike për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clintonin, sipas mesazheve elektronike të publikuara nga Donald Trump Jr, transmeton Express.
Veselnitskaya ka thënë në të kaluarën se është avokate private dhe se kurrë nuk ka pasur në dorë informata dëmtuese për Clintonin, duke e mohuar po ashtu se ka lidhje me Kremlinin.
“Jam e gatshme ta sqaroj situatën e krijuar për këtë histeri të madhe, por vetëm përmes avokatëve apo duke dëshmuar në Senat,” ka thënë Veselnitskaya në një intervistë me RT-në.
ma.me