Njëmbëdhjetë njerëz u lënduan pasi një kamerë-dron ra në një turmë njerëzish të cilit ishin duke ndjekur fjalimin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan në shënimin e përvjetorit të përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit që sfidoi administratën e tij.
Sipas mediave të huaja, ka qenë Erdogan ai që ka ndaluar për pak kohë fjalimin e tij, pas rrëzimit të dronit, duke u bërë thirrje ndihmësve të ndihmojnë njerëzit në turmë përpara se të rifillojë fjalimin e tij.
Siç edhe shihet në disa pamje, disa njerëz të gjakosur u filmuan duke u transportuar nga ngjarja.
Disa media tjera thonë se dy vetë u shtruan në spital për shkak të lëndimeve ndërsa pesë të tjerë u trajtuan në vendin e ngjarjes.
Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur jashtë parlamentit në Stamboll në ngjarjen e së dielës për të përkujtuar 250 vetë që u vranë gjatë përpjekjes së të vitit të kaluar.
Deri më tani thuhet se mbi 50,000 njerëz janë arrestuar dhe më shumë se 150,000 nëpunës civilë, oficerë policie dhe ushtarë janë shkarkuar për lidhjet e tyre të dyshuara me grushtin e dështuar. /a.m.
TBMM’deki 15 Temmuz anma töreninde Cumhurbaşkanı @RT_Erdogan’ın konuşma yaptığı sırada kalabalığın üzerine drone düştü, 6 kişi yaralandı. pic.twitter.com/9G00Pzr0x4
— Az Önce Oldu (@azonceoldu) July 16, 2017