Cristian Panucci mesohet se eshte pretendenti kryesor qe te jete pasuesi i De Biasit ne stolin e kombetares shqiptare. Panucci, ish-mbrojtës i kombëtares italiane, pritet të vijë në Shqipëri ditën e mërkurë.
Sipas burimeve, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Panuccin dhe tashmë “telenovela” e trajnerit që do të zëvendësojë Xhani De Biazin në stolin kuqezi, siç duket do të mbyllet me zyrtarizmin e Panuccit në drejtimin e kombëtares.
Por FSHF kujdeset të kujtojë se nuk ka ende asgjë zyrtare nga bisedimet, por ajo që dihet me siguri është se trajneri i ri do jetë një nga tre kandidatët e mbetur në garë.
“Vazhdojne negociatat ne lidhje me trajnerin e ekipit kombetar. Si per z.Panuçi, z.De Canio, por jo vetem. Por se fundmi eshte futur edhe kandidatura e Malesanit e cila po vleresohet shume nga ana e grupit te kryesuar nga presidenti.
Nuk ka asgje te konfirmuar teksa po vijojne negociatat intensive per te vleresuar edhe opsionin me te mire per ekipin kombetar ne drejtimin e tij.
Per cdo gje do ju njoftoj ne lidhje me zyrtarizimin perfundimtar.
Negociatat vijojne“, thuhet në një reagim të FSHF-së.
Italiani karrierën e tij në drejtimin e ekipeve e ka nisur si asistent i Fabio Kapelos në kombëtaren ruse dhe më pas ka drejtuar skuadrat e Livornos dhe Ternanës.
ma.me