Policia e qytetit bregdetar të Vlorës vijon operacionin anti-drogë në Llakatund, ku së fundmi janë sekuestruar rreth 600 kilogram kanabis në fshatin Drithas. Sasia e drogës është gjetur gjatë kontrollit të territorit përreth ku u gjet më herët sasia e madhe gjate operacionit ku u sekuestruan rreth 15 ton drogë. Nga operacioni u arrestuan 9 persona, ndër këta 2 punonjës policie dhe 1 kryeplak fshati.
Njoftimi i policisë:
Efektivet e Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Vlorës, menjëherë nga krehja që i kanë bërë zonës përreth terrenit ku u konstatuar dje lënda narkotike, ditën e sotme kanë gjetur një sasi tjetër me lëndë narkotike në pjesën perëndimore të fshatit Drithas, Vlorë.
Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët, të ngjashme me atë të llojit Cannabis Sattiva.
Dyshohet se kjo sasi mund të jetë rreth 600 kg. Krehja e zonës është kryer gjithashtu edhe me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e saj.
Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj.
Vazhdojnë veprimet e mëtejshme të transportimit të saj drejt ambienteve të DVP Vlorë.
a.ç