Aksionet me kontrollet ndaj debitorëve nuk ndalen as natën, ku gjatë mbrëmjes së djeshme, grupi Task Forcë OSHEE Vlorë, zbuloi 5 raste të ndërhyrjes në sistemin e matjes, nga subjekte private, ndaj të cilave është bërë kallëzimi dhe janë shoqëruar për në Polici.
Fokusi i kontrolleve është tek abonentët privatë dhe kryesisht në bregdet, por rastet e zbuluara mbrëmë janë brenda qytetit të Vlorës.
Drejtori i OSHEE Vlorë, Erjon Osmanaj thotë se aksioni po shtrihet në çdo anë, dhe nis nga Zvërneci deri në Dhërmi. Dy ditë më parë ishim më Dhërmi ku zbuluam raste të vjedhjes së energjisë, dje në Vlorë, ndërsa sot jemi duke punuar në Orikum”.
Abonentët privatë, me inicialet K.L, R.H, B.M, I.L dhe S.G ishin kryesisht pronarë bar-restorantesh dhe nga kontrolli rezultoi se kishin cenuar matësin.
Sakaq, kontrollit nuk i ka shpëtuar një abonent familjar, i cili është proceduar në polici.
Osmanaj thotë se kontrollet do të vijojnë deri në shtator, ditë-natë, deri në vendosjen e plotë të respektimit të ligjit nga të gjithë, të vendosur për të mos toleruar askënd!!