Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijojnë më intensitet të lartë angazhimin në shuarjen e zjarreve në disa qarqe të vendit.
Me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe në ndihmë të strukturave të pushtetit vendor, vetëm gjatë muajit korrik, Forcat e Armatosura janë angazhuar në 19 operacione për shuarjen e zjarrit në qarqe të ndryshme të vendit, ku kanë marë pjesë 584 efektivë dhe janë përdorur 44 mjete.
Ndërkohë, vetëm gjatë ditës së djeshme Forcat e Armatosura angazhuan 133 trupa dhe 10 mjete të Forcave Tokësore dhe të Komandës së Mbështetjes në qarkun e Vlorës, kryesisht në pyjet e Konispolit ku efektivët e Batalionit III të Këmbësorisë në Poshnje, kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit.
Gjatë muajit korrik efektivët e FA janë angazhuar në operacione për shuarjen e zjarreve në Cakran të Fierit; Bushat, Postribë dhe Barbullush të Shkodrës; Vadhiz të Fierit; Poshnje të Beratit; Tepelenë, Gjirokastër, Dropull, Klos, Konispol dhe Burrel.
Forcat e Armatosura mbeten në gatishmëri për t’u angazhuar në çdo situatë të krijuar nga zjarret. /b.d