Tenton të vrasë me thikë një shtetas, por arrestohet në flagrancë nga policia. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:30, në lagjen “Liri”, ku shtetasi Florjan Malaj, për motive të dobëta ka goditur dy herë me një mjet prerës (thikë) shtetasin E.M, 19 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero”, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi: Florjan Malaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero” Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 76 e 22 të Kodit Penal.
ma.me