Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme publikoi një listë me 100 zyrtarë, që sipas denoncimeve të qytetarëve kanë shkelur ligjin duke abuzuar me detyrën. Pak më vonë Rama ka shtuar dhe një tjetër zyrtare në listën e tij, duke e çuar në 101 numrin e “abuzuesve me detyrën”.
Konkretisht bëhet fjalë për Drejtoreshën e Hipotekës në Tiranë, Lediana Bardhin, e cila është shtuar në listë, duke mos u renditur e fundit por nga mesi i listës, respektivisht e renditur në vendin e 30-të. Më herët për drejtoreshën e Hipotekës së Tiranës, Lediana Bardhi ka patur një sërë denoncimesh në media, ku qytetarët e akuzonin për arrogancën dhe mungesën e etikës në komunikim. /ma.me