Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë së enjtes në fshatin Dushk të Belshit. Një person ka hapur zjarr ndaj grupit të OSHEE-së që kishte dalë në terren për ndërprerjen e energjisë për debitorët.
Shtetasi Bedri Muça, i cili kishte 3 muaj pa paguar energjinë nuk është pajtuar me punonjësit e OSHEE që donin t’i prisnin energjinë. Në debat e sipër, ai ka marrë një armë dhe ka hapur zjarr.
Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./a.m.