Mediat spanjolle kanë raportuar se në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles (UCLA), përkatësisht afër stadiumit ‘Drake’ ka pasur një kërcënim me bombë.
Pikërisht në këtë fushë skuadra e Real Madridit është duke kryer përgatitjet për sezonin e ri.
UCLA ka njoftuar studentët që të evakuohen nga stadiumi, pasi në njërën nga fushat rekreative të kësaj shkolle është paralajmëruar se ka bombë.
Real Madrid ka të planifikuar stërvitjen e radhës në orën 10, sipas orës lokale. Por, mbetet të shihet nëse Los Blancos do të stërviten në këtë stadium, apo do të gjejnë ndonjë vend tjetër./a.m.