Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç ka ftuar Listën serbe që të mos nxitojë dhe t’ua lërë partive shqiptare, që, nëse munden, të merren vash për ta formuar Qeverinë e ardhshme të Kosovës, transmeton Koha.net.
“Këshilla ime për përfaqësuesit politikë do të jetë: Ngadalë.
Mos nxitoni, mos u përshpejtoni, lërini shqiptarët t’i bëjnë hesapet ndërmjet vetes dhe të merren vesh e pastaj të shohim që përmes bisedave me Listën serbe të përcaktojmë cili është interesi ynë në atë rrëfim dhe a do të ekzistojë në të vërtetë ky rrëfim”, citon televizioni BK të ketë thënë Gjuriq në Banjskë të Kosovës, ku ka qëndruar. (b.an)