Një ndër fituesit e çmimit “Ylli në ngritje” në ICT Awards është Loran Pllana i cili ka treguar sonte në emisionin “Opinion” për platformën e krijuar nga ai. Loran Pllana është vetëm 11 vjeç dhe ka realizuar një aplikacion mobile të ashtuquajtur “Eco Race”.
“Eco Race” është një lojë me 32 nivele për iOS dhe Android, me anë të së cilës përdoruesit përveç argëtimit mund të edukohen dhe ndërgjegjësimin për mjedisin.
“Loja ka si personazh kryesor njeriun me biçikletë, i cili duhet të kalojë disa pengesa për të arritur objektivin e dërgimit të kanaçes drejt shportës së riciklimit”. Me këtë lojë, Lorani kërkon të sensibilizojë dhe nxisë riciklimin në jetën reale krahas asaj virtuale.
“Unë isha më i vogli në moshë nga të gjithë konkurentët në Albanian ICT Awards V, por këtë nuk e pashë asnjëherë si pengesë, duke qenë në dijeni që në këtë kompeticion vlerësohet cilësia dhe jo numrat, siç është mosha. Sa më herët që të futesh në fushën e ICT, besoj se do arrish rezultate më të mira, pasi është një sektor shumë dinamik dhe sfidues”.
ma.me