Takimi i parë i raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve mes kampionëve të Moldavisë dhe atyre të Shqipërisë, Sherif Tiraspol dhe Kukësit ka përfunduar me rezultatin 1-0.
Pjesa e parë pati një ekuilibër në fushë përsa i përket lojës, por jo shtyllave pasi vendasit në minutën e 29-të iu afruan golit me anë të Posmac që nuk shenjëstroi si duhet brenda zonës.
Nëse në të parën pati të paktën ekuilibër në lojë, në pjesën e dytë pothuajse 45-së minutat folën për vendasit që “bombarduan” portën e Kukësit. Aksionëve të njëpasnjëshme iu bënte ballë vetëm portieri Koliçi i cili sot la mbresa të jashtëzakonshme.
Ndeshja e përë e verilindorëve në Ligën e Kampionëve mbyllet me humbje, por kjo nuk do të thotë asgjë pasi çështja e kualifikimit mbetet ende e hapur pasi mesjavën e ardhshme luhet takimi i kthimit në Shqipëri dhe një gol është i rikuperueshëm.
Sherif-Kukësi
Sherif: Mikuliç, Racu, Sushiç, Posmac, Jardan, De Noijer, Leite, Anton, Brezovec, Mugosha, Bajala.
Trajner: R. Bordin
Kukësi: Koliçi, Shameti, Serran, Hallaçi, Rrumbullaku, Musolla, Lena, Zeqiri, Guri, Kale, Pejiç.
Trajner: E. Gjoka
Gjyqtar: Hristos Nikolaides (Qipro)
a.ç