Grupi kundër Lulzim Bashës në Partinë Demokratike ka nisur sot pasdite nga Durrësi lëvizjen e drejtuar nga Astrit Patozi për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 22 Korrikut dhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.
Besnik Mustafaj kerkoi analize per humbjen e zgjedhjve dhe fushate te drejte per kryetarin.
“Jemi ketu per te shpetuar PD. Ne duam debat per arsyen e humbjes se zgjedhjeve. Duam fushate te drejte per kryetarin e PD“, deklaroi Besnik Mustafaj.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Leonard Olli akuzoi ashpër Lulzim Bashën, duke thënë se në shtator do nisë punën në PD, ku shumica e anëtarëve nuk i përkasin partisë. Më tej, ai shtoi se insitucioni i PD është një aset kombëtar i padiskutueshëm, që zhduku komunizmin, por që sot është një mision i lënë në mes nga Basha.
“Nuk jam asgjë më shumë veçse njëri prej jush. PD nuk i ka humbur vlerat e saj, prezenca juaj këtu dëshmon edhe njëherë dëshirën tuaj për të qenë pjesë e një partia. Në këto zgjedhje shumë prej jush u fshin me një të rënë lapsi. PD do nisë punë në shtator, ku pjesa më e madhe nuk do jenë demokratë. Sot jemi këtu për të thënë fjalën e lirë. Institucioni i PD, aset kombëtar i padiskutueshëm, partia që zhduku komunizmin, sot një mision i lënë në mes nga Basha, por që ne së bashku duhet ta vijojmë këtë mision. Partia politike nuk është pronë e individit”, tha Olli
a.ç