Pas publikimit të listës së zezë nga Rama të zyrtarëve të administratës që janë denoncuar për abuzim dhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.
Deputeti Ervin Salianji ka reaguar përmes një statusi në faqen e tij në Facebook duke e cilësuar listën si një “Pushkatim publik për kundërshtarët e Rilindjes”.
Statusi i Salinajit
“Pushkatim publik per kundershtaret e Rilindjes”. Ne shkelje të Kushtetutes, te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut; cdo parimi e norme per qeverisjen e mire, publikimi “listes se fajtoreve” dhe “varja ne publik” qe Rama ka bere me emra konkrete per disa punonjes te administrates publike ne disa nivele, pa asnje prove, pa fakt, pa hetim administrativ, pa vendim gjyqesor, eshte totalitarizëm i plote.
a.ç