Nga Arbana Xharra
Edi Rama, ka zgjedhur metoden e tij per te qene ne qender te vemendjes, duke mos shkele asnje ligj dhe duke mos i bere asnje te keqe Shqiperise pse ka zgjedhur ate veshje.
Perkundrazi, ai po arrine te jete prezent me dominim ne samite te rendesishme rajonale dhe nderkombetare.
E cka ka te keqe pse paska veshur patika Adidas kesaj here?!
Cka eshte kjo shpirtngushesi?!
Ne fund te fundit ai eshte artist, a e keni pare cfare tapeta ka vendosur ne muret e zyres se tij?!
Shqiperise po i rikthehet vemendja duke ndryshuar edhe perceptimin per te.
E kush me mire se nje kryeminister qe ze vendin ne balle te dhomes, edhe me patika te kuqe.
Shqiperine duhet ta njohin me shume e me ndryshe, sesa ne kujtim te nje vendi qe disa dekadash ka vualjtur izololimin nga komunizimi.
A me mire si Rama qe po terheqe vemendje apo si Isa Mustafa qe nuk verehej qe ishte fare aty.
Shqiptaret s’kane nevoje te jetojne me ndjenjen e inferioritetit as te kene kompleks popuj te tjere.
Jemi europiane po aq sa italianet, francezet e gjermanet.
Andaj çlirohuni nga komplekset, hapuni se bota eshte me e madhe se sa ngjarjet perreth nesh!