Sipas një hulmutimi të agjencisë “EF EPI” (English Proficiency Index), shqiptarët “nuk kanë lidhje” me gjuhën angleze dhe janë shumë poshtë në krahasim me vendet e tjera duke përfshirë edhe ato të rajonit.
Vendet që flasin më shumë dhe më mirë gjuhën angleze janë kryesisht vendet skandinave.
Sipas studimit, holandezët thuhet se janë populli që flasin më shumë dhe më mirë gjuhën angleze. Pas tyre vijnë danezët, suedezët, norvegjezët dhe finlandezët që përbëjnë 5 vendet e para.
Nga fqinjët renditen më së lart serbët, konkretisht në pozitën e 17. Hulumtimi është bërë në kontakt me 900 mijë persona nga një grup prej 90 ekspertësh në mbarë botën.
Gjuha angleze është e dyta më e folura në botë pas gjuhës kineze ndërsa konsiderohet si urë lidhëse në botë për shkak të komunikimit në biznes, turizëm, teknologji dhe rrjete globale.
a.ç