Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçare nën akuzën e vjedhjeve të përsëritur në disa lokale ku niste punë si kameriere. Sipas burimeve nga policia 30-vjeçarja E.Malaj me banim në Tiranë dyshohet se vidhte xhiron ditore në disa lokale, ku ajo shkonte e punësuar dhe nuk kthehej më, por gjente një lokal tjetër për ta përsëritur ‘stilin’.
Ndaj saj kanë bërë kallëzim në polici disa persona të cilët janë dëmtuar nga e reja me pseudonimin “Ela”, e cila punësohej në lokale për vetëm një ditë dhe më pas largohej bashkë më xhiron ditore.
Për shkak të dyshimeve dhe rasteve të shumta ku mund të jetë përfshirë, në ngarkim të Malaj vijojnë ende hetimet.