Ministri në detyrë i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që i vjen mirë që Shqipëria e ka rikthyer çmimin referent për patatet që eksportohen nga Kosova, gjë që përbën lehtësim për prodhuesit kosovarë.
“Me vjen mire qe Qeveria e Shqiperise e ka kthyer cmimin referent per patatet qe eksportohen nga Kosova ne Shqiperi sikurse me pare.
Ky eshte lehtesim per prodhuesit tane. Besoj se veprime te tilla nuk do te ndodhin me ne te ardhmen.
Tregu i perbashket duhet vendosur duke bashkepunuar, e jo me veprime te njëanshme”, ka shkruar Hoti. (b.an)