Muaji Korrik do largohet duke e ‘djegur’. Nga sot termometri do fillojë të shënojë mbi 40 gradë celsius.
I gjithë Ballkani nga e hëna do të jetë nën ndikim të masës ajrore ende më të nxehtë dhe më të thatë nga jugu, që do të shkaktojë rritje të mëtjeshme të temperaturave të ditës, të cilët në pjesën më të madhe të vendit do të jenë mbi 35 gradë Celsius.
Moti tropikal, sipas parashikimit biometeorologjik, mund të shkaktojë probleme shëndetësore te njerëzit.