Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ardhur në krye të shtetit, para më shumë se katër vjetësh, është e njohur për fjalorin e saj të dobët dhe me gabime të shumta. Ajo edhe më tutje ndjehet e pasigurt në atë që e thotë para medieve dhe audiencës.
Presidentja e vendit tonë këtë e dëshmoi edhe dje në një intervistë që e dha për televizionin gjerman ZDF, e ku ia huqi tërësisht, saqë moderatori ia ndërpreu fjalën, raporton Gazeta Blic. Ajo madje, u bë edhe lajm në Gjermani për këtë intervistë aq të lodhtë.
Jahjaga, e cila doli nga zarfi i ish- ambasadorit amerikan, Christofer Dell, me dhjetëra raste gjatë intervistave apo paraqitjeve publike, përgjigjet e saja i recitonte si vjershë, duke mos ditur çka po thotë.
Gazeta Blic ua sjell shtatë momentet, kur Jahjaga na ka bërë të ndjemi keq edhe ne që po e përcillnim në Televizion: