Lufta në Siri ka prekur edhe fëmijët e pafajshëm. Një djalë i vogël është gjetur pas 20 ditësh brenda një bodrumi ku ishte fshehur pasi fillimit të sulmeve në Mosul.
Djali, identiteti dhe mosha e të cilit nuk bëhet e ditur, ka disa plagë të vogla dhe është dërguar për trajtim.
“Kam shumë dhimbje, nuk mund të lëviz,” ishin fjalët e para të vogëlushit pasi doli nga rrënojat.
Forcat irakiane duan të rimarrin edhe pjesën e fundit të terrenit të Mosulit ndërsa ISIS po lufton për të mbajtur territorin që kanë në kontroll.
Militantët po mbajnë një pjesë të vogël të qytetit të vjetër, në perëndim të lumit Tigris, një ditë pasi kryeministri irakian vizitoi trupat për t’i përgëzuar ata.
a.ç