Për të gjithë ata që janë të dashuruar me kafen, ja ku vjen një lajm i mirë. Kjo pije të zgjat jetën.
Sipas dy studimeve të publikuara në revistën “ Annals of internal medicine”, kush konsumon një filxhan me 235 ml kafe në ditë, ulë me 12% rrezikun e vdekjes nga shkaqe të tilla si: Sëmundje të zemrës, kancer, goditje nga diabeti, probleme të frymëmarrjes dhe veshkave.
Për ata që konsumojnë tre ose më shumë filxhanë kafe, atëhere vdekshmëria ulet me 18% në krahasim me ata që nuk konsumojnë kafe.
Studimi i parë është koordinuar nga epidemiologu i IARC (International Agency for Research on Canncer; Agjensia Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Kacerin).
Epidemiologu ka marrë në studim rreth 520 mijë njerëz konsumues të kafesë nga 10 vende Evropiane, i ka monitoruar për 16 vite dhe ka analizuar shkaqet e vdekjes.
Studimi i dytë është udhëhequr nga Veronica W. Setiavan nga Universiteti i Kalifornisë së Veriut ku u përfshinë 185 mijë njerëz duke përfshirë amerikanë, afrikanë dhe amerikano latinë. Rezultatet e studimit ishin të ngjashme me ato të studimit të parë.
Kafeja, siç duket, ka efekte shumë të dobishme në mëlçi në sistemin e tretjes dhe në përgjithësi në të gjithë organizmin.
Këto përfitimi kafeja nuk na i jep nëpërmjet kafeinës, por nga substancat e tjera që ajo përmbanë të cilat kanë përmbajtje antioksidantësh.
a.ç