Ish-deputetja demokrate Jozefina Topalli jep alarmin per mbetjen e vendit pa opozitë, gjë të cilën ajo e cilëson si gjëja me kërcënuese për një vend që ka jetuar 50 vite në diktaturë .
Me anë të një postimi në facebook Toplalli shprehte se e ka njohur me këtë shqetsim edhe Dr. Joachim Pfieffer ( zedhenes i grupit parlamentar CDU/Csu ne Bundestag per ekonomine dhe energjine) dhe Elke Kreiser.
Më tej ajo shkrun se “i njoha ata me kercenimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur nje kryetar partie ( i vete shpallur i vetengrire), nuk leshon karrigen, edhe pasi ka rrenuar partine qe drejtoi, me 230 mije vota me pak”.
Postimi i Topallit
Vendi pa opozite!
Me Dr. Joachim Pfieffer ( zedhenes i grupit parlamentar CDU/Csu ne Bundestag per ekonomine dhe energjine , dhe Elke Kreiser.
Ata ishin njohur me rezultatin rrenuews te Opozites me 25 qershor .
Bashkebiseduam per zhvillimet e fundit politike.
I njoha ata me kercenimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur nje kryetar partie ( i vete shpallur i vetengrire), nuk leshon karrigen, edhe pasi ka rrenuar partine qe drwjtoi, me 230 mije vota me pak , ose me nje renie rreth 35% me te thelle nga humbja e fundit, ne kushtet e qeverise me te keqe te Edi Rames.
Une shpreha shqetesimin e thelle per rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa nje opozite te vertete, si gjeja me kercenuese per nje vend qe ka jetuar 50 vite ne diktature ..