Në zbatim të operacionit “Përndjekja”, Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Gëzim Agastra, 43 vjeç, banues në fshatin Baban–Devoll.
Arrestimi i tij u bë pas, kallëzimit të bërë nga shtetasja G.M, 30 vjeçe, banuese në Bilisht, e cila ka kallëzuar se ky shtetas duke patur si qëllim krijimin e një lidhjeje me këtë të fundit, e ka përndjekur (nëpërmjet telefonit) në mënyrë të përsëritur 30 vjeçaren.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal./a.m.