Ata që përdorin shumë telefonin celular, mund të kenë në pështymën e tyre shenja të një rreziku më të madh tumori.
Pavarësisht se ky përfundim është ende në kuadrin e një hipoteze të pavërtetuar, studimi i kryer në Universitetin e Tel Avivit në Izrael nxori në pah një rritje të treguesve të stresit oksidativ në pështymën e përdoruesve të telefonave celularë.
“Kjo është një provë që konfirmon hipotezën se përdorimi i celularit mund të modifikojë funksionet e pështymës”, thuhet në studimin e publikuar në revistën “Antioxidants and Redox Signaling”.
Stresi oksidativ është një gjendje patologjike e shkaktuar nga prishja e ekuilibrit fiziologjik mes prodhimit dhe eliminimit nga sistemi i mbrojtjes antioksidant i lëndëve kimike oksidante.