Kreu i KQZ-së, Klement Zguri në një konferencë për shtyp deklaron se nga sot nuk mund të kontestohet më asnjë tabelë përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme.
Sipas tij, deri më tani janë tre forca politike që kanë kontestuar rezultatin. Përveç PDIU dhe PD, Zguri tha se në shqyrtim është edhe një ankesë e Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për rezultatin e Qarkut Tiranë ku PS ka ankimuar tabelën përmbledhëse.
“PDIU e ka kontestuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për qarkun Tiranë, PD për qarkun Berat dhe PS tabelën përmbledhëse të qarkut Tiranë. Tabelat për qarqet e tjera nuk mund të kontestohen më. Asnjë kërkesë nuk mund të depozitohet më për pavlefshmëri” – tha kreu i KQZ. /b.d