Tirana ka realizuar një tjetër lëvizje në merkaton e verës. Këtë radhë nuk është një futbollist, por një ish-lojtar bardheblu, që vjen për të përforcuar stafin teknik. Ivan Gvozdenoviç do të rikthehet te Tirana për t’u bërë pjesë e stafit të drejtuar nga trajneri Shkëlqim Muça.
Akordi me Gvozdenoviç është arritur dhe ai brenda dy ditëve të ardhshme pritet të bashkohet me skuadrën në Mavrovë për të nisur punën për sezonin e ri. Gvozdenoviç së fundi ishte tek Kukësi, shkruan ‘Telesport’.
Ndërkohë, ditën e mërkurë, Tirana do të udhëtojë drejt kryeqytetit maqedonas, ku do të luajë një ndeshje vëllazërore me FC Shkupin.
“Tirona Fanatics” do të udhëtojnë me makina personale për në qytetin e Shkupit, ku do të ndjekin ndeshjen në një atmosferë festive, së bashku me “Shvercerat Shkup”, me të cilët tashmë prej disa vitesh kanë një lidhje të fortë vëllazërore. Lajmi konfirmohet nga “Zëri”.