1856 – Në fshatin Smiljan, afër Gospicit në Kroaci, u lind Nikola Tesla, shkencëtar dhe shpikës në fushën e inxhinierisë elektrike dhe teknologjisë në radio. Nga 1884 deri në vdekjen e tij në vitin 1943 ai ka jetuar në Shtetet e Bashkuara. Shpikjet që i janë patentuar janë rreth 700, nga të cilat disa duzina janë përdorur gjerësisht, ndër të cilat është edhe seria e shpikjes (1896-1914), që ka formuar bazën e teknologjisë moderne në radio.
138 – Vdiq perandori romak Hadrian. Gjatë mbretërimit deri në vitin 117 ka ndërmarrë shumë reforma të rëndësishme në Perandorinë Romake dhe ka vendosur kufirin në Gjermani dhe Britani, ku ai ndërtoi një bastion (bastion i Hadrianit) për t’u mbrojtur kundër ndërhyrjes te skocezëve. Ai ishte një admirues i madh i kulturës dhe mbrojtës i arteve greke, ai shkroi poezi, madje ka skalitur dhe pikturuar.
1099 – Vdiq heroi spanjoll kombëtar El Sid (Cid) (Rodrigo Diaz de Bivar), një figurë legjendare e poezisë epike spanjolle, personazhi kryesor i tragjedisë “Sid” të Kornejit dhe operës së Massenet. (b.an)