Merveill është një hap larg Tiranës, por së fundmi mësohet se largimi i parë nga bardheblutë sa i takon talenteve në skuadër me shumë mundësi do jetë Albi Doka.
Për mbrojtësin 20-vjeçar ofertë zyrtare ka paraqitur ekipi që eliminoi Tiranën nga turi i parë i “Europa League”, Maccabi Tel Aviv. Izraelitët kanë mbetur të befasuar nga Doka në “Selman Stërmasi” dhe kërkojnë shërbimet e lojtarit, por drejtuesit kryeqytetas po presin ofertën e duhur, raporton “panorama sport”.
Më e rëndësishmja është se për mbrojtësin e Tiranës, Maccabi Tel Aviv nuk është ekipi i vetëm ekip izraelit i interesuar. Në ndeshjen e parë të luajtur në transfertë ai u vëzhgua nga përfaqësues të Hajdukut të Splitit dhe Makabi Haifës.
Veç izraelitëve, të interesuar për kartonin e Dokës janë edhe kroatët e Osijek./a.m.