Me temperaturat e nxehta të kësaj vere shtohet edhe një tjetër rrezik mushkonjat.
Një ndër këto mushkonja është ajo e tipit “vekrore”, që transmeton sëmundjen e quajtur “Encefaliti Japonez” . Simptomë e kësaj sëmundje është temperatura e lartë.
Kjo mushkonjë që deri më tani ndodhej vetëm Greqi, tashmë është përqendruar thuajse në të gjithë zonën bregdetare të Shqipërisë.
Lajmi bëhet i ditur nga një grup mjekësh ndërkombëtare që po eksplorojnë llojet e insekteve në vendin tonë, shkruan BW.
Mjekja entomologe, Alesandra Çupina shprehet se në Berat janë zbuluar disa lloje insektesh, ku më të përhapurat janë “mushkonja tigër” dhe ajo e zakonshme. Të dyja këto sipas mjekes kanë aftësi të transmetojë sëmundje tek njerëzit.
Ndërsa për zonën e Divjakës problem mbetet prania e shtuar e “harrjeve”, të cilat janë agresive, ndërsa pickimet e tyre shkaktojnë infeksione serioze.