Nga takimi i radhës me demokratët e Qarkut të Dibrës dhe njësive 8 e 9 në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se maxhoranca e dalë nga këto zgjedhje është fiktive sepse nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por eshte shtrembërim i këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që tashmë është provuar si varrmihësja e demokracisë tonë të brishtë.
Me demokratët e njësisë 8 dhe 9 në Tiranë, Basha u shpreh për nevojën e korigjimit të gabimeve, për vullnetin që duhet treguar për të luftuar për ndryshim, e jo për privilegje.
“Kush di t’i njohë e t’i pranojë gabimet ka edhe vullnetin t’i korrigjojë ato. Dhe unë e kam këtë vullnet, ta bëj bashkë me ju, bashkë me gjithë demokratët e ndershëm që janë gati të luftojnë për ndryshim, jo për kolltuqe. Dhe ajo që vij të kërkoj sot, është të vazhdojmë betejën. Nuk vij t’iu ofroj as privilegje, as pekule, as favore. Vij t’u kërkoj të vazhdojmë betejën. Por nga ana tjetër, nuk vij t’u kërkoj asnjë favor, asnjë privilegj, asnjë kolltuk. Vij t’u kërkoj të vazhdoj sakrificën, timen personale që e bëj me dëshirën më të madhe, nga thellësia e shpirtit, për të vazhduar për t’ju drejtuar në këtë betejë pa kthim, me ju dhe për ju, për të gjithë demokratët dhe për të gjithë shqiptarët deri në fitoren e zgjedhjeve të lira e të ndershme, e përmes tyre, fitoren e Partisë Demokratike si imperativ historik, dhe si nevojshmëri për çdo shqiptar e shqiptare të ndershme”, tha Lulzim Basha.
ma.me