Klubi i Kukësit ka mohuar të jetë ndaluar ndonjë prej pjesëtarëve të tyre dje në Vjenë. Nëpërmjet një postimi në fazen zyrtare të Facebook-ut, kampionët e Shqipërisë kanë bërë me dije se skuadra ishte e gjitha në hotel dhe se ishte gati që sot të nisej drejt Moldavisë.
Natyrisht, nuk kanë dhënë detaje dhe as kanë përdorur emra konkretë për ngjarjen, por thjesht e kanë mohuar atë.
“Ju përshëndesim me një foto jashtë hotelit ku është akomoduar ekipi. Fotoja nuk është e qartë, pasi po bie shi në kryeqytetin e Austrisë, aty ku po kalon natën edhe ekipi. Sot do të jetë nisja për Moldavi. E përsërisim që skuadra po kalon natën në Vjenë, çdo informacion dhe lajm tjetër është i gabuar”, thuhej në komunikatën e klubit.
a.ç