Hapet sot në Stamboll Kongresi i 22-të Botëror i Naftës (WPC), takimi më i madh i industrisë së naftës dhe gazit. Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës në ceremoninë hapëse, Jozsef Laszlo Toth, president i Këshillit Botëror të Naftës tha se “sfidat në sektorin e naftës po rriten bashkë me rritjen e popullsisë botërore dhe zhvillimi ekonomik ka sjellë një numër më të lartë të konsumatorëve në treg”.
“Nafta dha gazi natyral do të mbeten burimi kryesor i energjisë edhe për dekadat që vijnë”, shtoi Toth.
“Arritja e kërkesave për energji të sigurt dhe miqësore për mjedisin kërkon investime masive, teknologji, aftësi shumë të larta në burime njerëzore dhe praktika të forta etike nga bizneset”, theksoi ai.
Thoth shtoi gjithashtu se korridoret e energjisë luajnë një rol të rëndësishëm në garantimin në mënyrë të sigurt dhe ekonomike të tregjeve me hidrokarbure që vijnë kryesisht nga rajone si Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme.
“Qeveria turke ka bërë përpjekje për të krijuar korridore të reja. Drejtues të niveleve të larta, organizata ndërkombëtare dhe liderë të qeverive, ekspertë nga të gjitha fushat e industrisë, studiues, akademikë, OJQ, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë janë mbledhur këtu që së bashku të analizojmë dhe vendosim të ardhmen e sektorit të naftës”, tha ai.
Nga data 9 korrik deri më 13 korrik, drejtues të nivelit të lartë nga kompanitë lider në fushën e energjisë dhe më shumë se 50 ministra të energjisë do të janë pjesë e këtij kongresi, tema e të cilit është “Ura për të Ardhmen e Energjisë tonë”.
a.ç