Një pilot gjatë udhëtimit nga Londra drejt New Yorkut në kabinën e tij ka ftuar ish-yllin pornografik e cila u bë e famshme me performancën e saj të turpshme në “X Factorin” britanik, duke e lejuar të “luajë” me komandat.
Piloti ka porositur një shampanjë të cilën do ta konsumonte me të famshmen Chloe Mafia, të cilës i ka kërkuar që ti ulet në krahë. Ndërkaq i gjithë ky udhëtim si duket ishte stresues për të dhe gjatë të gjithë këtij udhëtimi ai konsumoi rreth 40 cigare.
Chloe Mafia, e njohur edhe si Chloe Khan, këto përjetime nga aeroplani i ka fotografuar dhe regjistruar me video, ndërsa poashtu tregoi se piloti i “Kuwait Airways” i ka kërkuar që t’ia tregojë gjoksin, ndërsa është “auto-lavdëruar” duke thënë se ka pasur marrëdhënie me më shumë se gjysmën e stjuardetseve.
Ajo tha se ishte e shokuar me sjelljet e pilotit, duke pasur parasysh se ai drejtonte një aeroplan ën të cilin ndodheshin 300 njerëz.
Ajo tregon se nëpërmjet stjuardetëses ai e ka ftuar atë dhe shoqen e saj në kokpit, në momentin që udhëtarët nuk ishin të detyruar të qëndrojnë të lidhur me rripin e sigurimit.
“Na tregonte se çka ka dëshirë, na kërkoi që t’i uleshim në krahë duke mbajtur kapelën e tij të pilotit. Unë preka diçka ndërsa ai u përgjigj se çdo gjë ishte në rregull pasi kishte kyçur autopilotin. Ishte i çuditshëm, na fliste që jemi “seksi” dhe kërkonte nga ne që të flisnim për këto gjëra. Vërehej që kjo e ndizte”, tregon aktorja e pornografisë.
Ndërkaq bashkë-piloti i tij nuk dëshiroi të “përzihej” me ta dhe merrej veç me pilotimin e aeroplanit, duke mbajtur nën kontroll fluturimin dhe duke pritur i gatshëm për ndonjë ndërhyrje sipas nevojës, nga ndonjë gabim që mund të bënte shoku i tij pilot.
Ndryshe, Chloe ishte bërë e famshme vetëm pasi filloi të zhvishej para kamerave nëpër rrjete të ndryshme në internet, për të cilat skena meshkujt paguajnë para. Ajo morri pjesë edhe në “X Factor”, por ishte larguar nga aty pasi u kuptua që kishte konsumuar kokainë.
https://www.youtube.com/watch?v=CJeNAynTa_E