Sot pritet të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të marrë në shqyrtim e kërkesës se PDIU-së, për mandatin e Shpëtim Idrizit, i cili në zgjedhjet e 25 qershorit kandidonte për qarkun e Tiranës, por nuk doli fitues
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hene, më datë 10.07.2017, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: A. Shqyrtimi i projekt vendimeve, “Për rezultatin e shortit per caktimin e relatorit te Kerkeses Ankimore nr. 2, paraqitur ne daten 08.07.2017, nga subjekti zgjedhor PDIU”, thuhet ne njoftimin e KQZ.
PDIU ka dorezuar ankimimin ne KQZ, duke kundershtuar vendimin e Komisionit Zgjedhor duke miratuar tabelën përfundimtare në qarkun Tiranë, ku PDIU nuk mori asnjë mandat dhe kreu i saj Shpëtim Idrizi mbeti jashtë Parlamentit.
“Ankimimi i PDIU bazohet në pamjet filmike të numërimit të votave në GNV, që sipas Kodit Zgjedhor përbëjnë material zgjedhor. Pamjet filmike tregojnë se PDIU e ka fituar mandatin në Tiranë me disa dhjetëra vota më shumë sesa pragu 3%”- thuhet në njoftimin e PDIU”- thuhet në njoftimin e PDIU.
a.ç