1922 – Notari amerikan dhe aktori më vonë në filmin (“Tarzan”) Johnny Weissmuller u bë notari i parë që e përshkoi në më pak se një minutë (58.6 sekonda) 100 metërshin në not.
1441 – Vdiq piktori flamand Jan van Eyck. Konsiderohet i pari në pikturën mesjetare evropiane që futi skemën dhe një shprehje të re artistike, ndaj është ndër figurat më të rëndësishme në historinë e pikturës. Ai u bë i famshëm me pikturën e altarit në kishën e Shenjt Bavonës në Gent.
1519 – Pushtuesi spanjoll Hernan Cortes zbarkoi në bregdetin e Gjirit të Meksikës, ku ai themeloi qytetin e Vera Cruz dhe filloi pushtimin e Meksikës, i cili përfundoi në 1521 me shkatërrimin e perandorisë Azteke. (b.an)