Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, i cili është kapur me drogë.
Mësohet se ai po udhëtonte me makinë në dalje të autostradës për në Masone, kur sapo ka parë policinë ka shtuar shpejtësinë.
Policia mundi që ta ndalojë shqiptarin, ku i gjeti dy pako kokainë me peshë 113 gram në të fshehur në pjesën e tavanit të mjetit afër dritave.
46-vjeçari është arrestuar, ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij.
a.ç