Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi tabelat e rezultateve të bashkisë së Kavajës, ku u shpall fitues kandidati i PD, Isa Sakja. Isa Sakja fitoi përballë Dorian Muratit me një diferencë shumë të vogël votash duke u zgjedhur kryetari i ri i bashkisë së Kavajës. Në Kavajë u zhvilluan zgjedhje të parakohshme në 25 qershor për shkak të largimit të Elvis Rroshit, i cili u prek nga ligji i dekriminalizimit.
Rezultatet në bashkinë Kavajë
PD- Isa Sakja 11155 vota
PS- Dorian Murati 11127 vota
LSI- Maksim Kona 1969 vota
Të pavlefshme 698 fletë
a.ç