Gjithçka ndodhi pasi avokatja hoqi dorë nga profesioni i saj dhe nisi një karrierë të re si prostitutë.
Claudia de Marchi, një ish konsulente ligjore, habiti gjithë miqtë dhe klientët e saj vitin e shkuar, kur papritur vendosi të lejë pozicionin e saj të lakmueshëm në punë dhe nisi të punonte si kurtizane luksi.
34-vjeçarja u zhvendos për të jetuar në kryeqytetin e Brazilit, në Brazilia kur kuptoi se cili ishte pasioni i saj i vërtetë. Ajo ofron shërbime seksuale për biznesmenët e pasur dhe politikanët kundrejt pagesave të majme që nisin nga 150 paund ora.
Ajo mund të ishte bashkuar me organizatat feministe, por në vend të kësaj zgjodhi të shfrytëzonte meshkujt për të arritur qëllimet e saj, të merrte sa më shumë kënaqësi seksuale nga ta e në të njëjtën kohë, t’i detyronte që ta paguanin me shifra të kripura e të majme.
Një avokate braziliane shprehet se më në fund ka arritur të gjejë një punë që bën për të, që i jep kënaqësi dhe një rrogë të majme. Gjithçka ndodhi pasi avokatja hoqi dorë nga profesioni i saj dhe nisi një karrierë të re si prostitutë. Claudia de Marchi, një ish konsulente ligjore, habiti gjithë miqtë dhe klientët e saj vitin e shkuar, kur papritur vendosi të lejë pozicionin e saj të lakmueshëm në punë dhe nisi të punonte si kurtizane luksi. 34-vjeçarja u zhvendos për të jetuar në kryeqytetin e Brazilit, në Brazilia kur kuptoi se cili ishte pasioni i saj i vërtetë. Ajo ofron shërbime seksuale për biznesmenët e pasur dhe politikanët kundrejt pagesave të majme që nisin nga 150 paund ora. Në mënyrë ironike, arsyeja që e çoi drejt ndryshimit drastik ishte se i erdhi në majë të hundës e se nuk mund të toleronte më arrogancën e mendjemadhësinë mashkullore në botën e ligjit. Ajo mund të ishte bashkuar me organizatat feministe, por në vend të kësaj zgjodhi të shfrytëzonte meshkujt për të arritur qëllimet e saj, të merrte sa më shumë kënaqësi seksuale nga ta e në të njëjtën kohë, t’i detyronte që ta paguanin me shifra të kripura e të majme. /Lajmi.net/