Denis Shtraza, i akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016, këmbënguli dje në Gjykatën për Krimet e Rënda se nuk ka lidhje me këtë ngjarje, raporton “Panorama”, duke zbardhur sot të plotë dëshminë e tij.
I pandehuri pranoi dje të pyetet nga palët në gjykim, ku dha shpjegime se si ishte vënë në dijeni të rrëmbimit dhe më pas të vrasjes së Çollakut. Në përgjigje të pyetjeve të bëra nga përfaqësuesit e Prokurorisë në sallën e gjyqit, ai theksoi se ditën e ngjarjes ka qenë në Tiranë në shoqërinë e një mikeshe të tij.
I pandehuri nuk pranoi të rrëfejë identitetin e plotë të saj për arsye sigurie, pasi sipas tij, ajo mund të kishte fatin e Ervin Dalipajt, ish- i pandehur në këtë proces, i vrarë më 27 prill 2017, pranë Sukthit.
DESHMIA E PLOTE
Që në nisje të rrëfimit të tij nga kafazi i xhamtë i sallës nr.1 të Gjykatës për Krimet e Rënda, i pandehuri Denis Shtraza tha se kishte pasur raporte miqësore me personin për të cilin akuzohet ta ketë rrëmbyer dhe vrarë.
“Gazmend Çollakun e kam njohur në vitin 2008 në burg. Në atë kohë unë vuaja një dënim për ‘mbajtje pa leje të armëve dhe municioni’, ndërsa ai vuante një dënim për “plagosje”. Ishim në të njëjtin sektor. Gjatë kësaj kohe kam pasur marrëdhënie të mira me të, si dy çuna durrsakë. Kemi agjëruar bashkë në burg. Për marrëdhënien time miqësore me Çollakun kanë pasur dijeni edhe persona të tjerë”, tha Shtraza.
Sipas tij, ky raport miqësor ka vijuar edhe pas përfundimit të dënimit me burg. “Pasi kam dalë nga burgu dhe ai vazhdonte të ishte i dënuar, unë i kam çuar cigare në burg Gaz Çollakut. Kur ai përfundoi dënimin, ne jemi takuar disa herë dhe kemi pirë kafe bashkë. Unë njihja dhe të fejuarën dhe familjarët e tij, pasi jetonim në të njëjtën lagje në Durrës”, u shpreh ai.
I pandehuri rrëfeu se në vitin 2013 kishte rënë pre e një sulmi të armatosur, ku ishte plagosur, duke theksuar se për të kjo ishte një histori e mbyllur. “Mua më kanë plagosur në vitin 2013. Kam qenë në kafe dhe më kanë qëlluar me pistoletë. Unë për këtë ngjarje nuk kam akuzuar, apo fajësuar ndonjëherë Gazmend Çollakun. Ata që më kanë plagosur janë dënuar nga drejtësia”, tregoi Shtraza.
I pyetur nga prokurori për emrat e tyre, i pandehuri tha se emrat e autorëve mund t’i gjente në vendimin e gjykatës që i shpalli fajtorë.
DITA E NGJARJES
Më përgjigje të pyetjeve të prokurorit, Denis Shtraza tha se rrëmbimin e Gazmend Çollakut e kishte mësuar në Tiranë, përmes lajmeve në televizion. Në vijim, i pandehuri rrëfeu me detaje lëvizjet e tij të datës 6 janar, ditë kur ndodhi rrëmbimi i Çollakut në Durrës.
“Nuk e kujtoj saktësisht datën, por jam zgjuar rreth orës 11:00. Kam dalë nga shtëpia dhe jam qethur dhe më pas piva kafe me disa shokë të mi. U thashë atyre që do të shkoja në Tiranë, për punë të miat. Udhëtimin nga Durrësi në Tiranë e kam bërë me një furgon. Duhet të ketë qenë ora 15:30 apo 16:00 kur mbërrita. Shkova te një lokal pranë kryqëzimit të ’21 Dhjetorit’, ku takova një shoqen time”, dëshmoi Shtraza.
I pyetur për identitetin e shoqes së tij, Shtraza fillimisht refuzoi ta tregonte. Më pas ai pranoi të thotë vetëm emrin e saj, Marsela, por jo mbiemrin.
“Nuk mund ta tregoj, se kam frikë se pëson gjë dhe ajo si Ervin Dalipaj”, tha ai. Në këtë moment, ndërhyri avokati Alban Qafa, i cili i tha gjykatës se klienti i tij nuk mund t’i përgjigjej pyetjes.
“Vajza që përmendi i mbrojturi prej nesh është dëshmitare në këtë proces dhe është pranuar si e tillë nga gjykata. Prokurori e ka në dosje identitetin e saj të plotë. Çështja është shumë sensitive. Këtij vëllai i iku për azil, një familjar e ka me plumb në trup, ai tjetri u vra. Mos e çojnë situatën deri këtu”, tha avokati Alban Qafa.
ALIBIA
Sipas të pandehurit Shtraza, ndërkohë që ishte në lokalin pranë “21 Dhjetorit” me shoqen e tij, ka takuar rastësish shokun e tij Ervin Dalipaj. “Ishte një takim rastësor. Edhe ai u habit që më pa aty. Ai ishte me disa shokë, që nuk i njihja. Jemi përshëndetur. Më pyeti se përse kisha ardhur në Tiranë. I thashë që do të takoja një shoqe. Kur më pyeti sa gjatë do të qëndroja, i thashë rreth 2 orë. Mirë, më tha, kur të mbarosh takohemi prapë këtu”, tregoi Shtraza.
Ai vijoi se pas këtij takimi, ka shkuar në shtëpinë e shoqes së tij, e cila ndodhej 5 minuta larg në këmbë nga lokali në fjalë. “Kam qëndruar 2-3 orë në këtë shtëpi dhe gjatë kohës që isha aty, kam parë në televizor se ishte rrëmbyer Gazmendi. Duhet të ketë qenë ora rreth 7:00-7:30 e pasdites”, tha ai.
Shtraza sqaroi në vijim se kishte dalë vetëm nga shtë- pia e shoqes së tij dhe se kishte shkuar te lokali ku kishte lënë të takohej me Ervin Dalipajn. I pyetur se ku e kishte njohur Dalipajn, Shtraza tha se ishin njohur në Durrës, në zonën e Plazhit, ku ai kishte pasur një plazh privat. “Dalipaj vinte shpesh me familjen dhe aty jemi njohur”.
ARRESTIMI
Shtraza pohoi para gjykatës se kur ishte ritakuar me Dalipajn kishin qëndruar dhe pak te lokali dhe më pas kishin bërë disa xhiro me automjetin e Dalipajt rreth së njëjtës zonë. “Ai më tha që do të më çonte në Durrës, pasi binte shumë shi dhe nuk po shikonim më furgonë të linjës Tiranë-Durrës.
Mjeti ishte një ‘Mercedes-Benz’ fuoristradë. Ecëm ngadalë për në Durrës, pasi kishte shumë shi. Gati 100 metra para se të mbërrinim te shtëpia, në një rrugicë të ngushtë na ka ndaluar një patrullë policie. Na morën kartat e identitetit dhe na thanë që të vinim me ta në Drejtorinë e Policisë së Durrësit për verifikim. Atje u pyetëm në lidhje me këtë ngjarje, por ata policët kanë shkruar disa gjëra gabim”, tha i pandehuri.
Sipas tij, vrasjen e Gazmend Çollakut e kishte mësuar të nesërmen e asaj mbrëmjeje, teksa ishte në ambientet e policisë. Shtraza tha se kishte qenë prezent gjatë kontrollit në mjetin e Dalipajt.
I pyetur për disa telefona që u gjetën aty, Shtraza tha se ai vetë nuk përdorte telefon.jtje peng e personit” e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake” dhe “Mbajtje pa të drejtë të uniformës”./a.m.