Dhëndri i ish-kreut të PD-së, Berisha, Jamarbër Malltezi shkruan në një reagim të tijin në “Facebook” se në PD ka njerëz që kanë frikë të diskutojnë lirshëm.
Ai thotë se nëse nuk mposhtet kjo frikë, atëherë është e pamundur që të rifitohen 300 mijë zemra qytetarësh që e mbajnë PD-në larg qeverisjes.
REAGIMI
Pas 27 vitesh qe protestuam per liri dhe te drejta njerezore, nuk mendoja qe do perballesha me njerez qe kane frike te diskutojne lirshem (dhe brenda forumeve) per ate qe u be mire dhe ato qe ishin krejt gabim.
Po nese ka frike te flasim haptas mes njeri-tjetrit si do rikuperojme 300,000 zemra qytetaresh qe duhen fituar per te mundur krimin e organizuar qe blen vota e gjithshka?
Uroj dhe shpresoj qe PD te behet sa me shpejt “Land of the Free & Home of the Brave”
a.ç