Vijojnë kontrollet e territoreve për goditjen dhe parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Policia ka asgjësuar 41 bimë Cannabis Sattiva, në fshatin Lepenicë të Vlorës.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Më datë 06.07.2017, Policia e Vlorës gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën veri-perëndimore të fshatin Lepenicë, Bashkia Selenicë, në një zonë të pyllëzuar, ka konstatuar 5 parcela të vogla të mbjella 41 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva.
Nga hetimet e kryera, autori i dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre dyshohet se është shtetasi: Adrian Sadiku, 52 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./a.m.