Një 64-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë një ditë më parë në spitalin e Beratit, ku edhe i ishte nënshtruar operacionit.
Burime nga policia thanë se denonconi është bërë nga familjarët e të ndjerit.
“Në spital, mbas operacionit për heqjen e tëmthit ka vdekur shtetasi Y. G., 64 vjeç, banuese në fshatin Kryekuq Lushnjë”, thuhet në një njoftim të Policisë së Beratit.
Ndërkaq, pritet rezultati i ekspertizës mjeko ligjor të Institutit të Mjekësisë Ligjorë Tiranë, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. /b.d