Petrit Vasili thotë se Monika është një lidere e lindur dhe LSI, nën drejtimin e saj, do të vazhdojë të eci shumë përpara e te rritet pa u ndalur.
Ish-kryetari i LSI përmes një statusi në faqen e tij në Facebook shprehet se Kryemadhi mishëron cilësitë më të shkëlqyera për këtë detyrë të lartë.
“Monika Kryemadhi mishëron cilësitë më të shkëlqyera për këtë detyrë të lartë. Me ritmin, energjinë, këmbënguljen dhe kreativitetin e spikatur, Monika është një lidere e lindur dhe LSI, nën drejtimin e saj, do të vazhdojë të eci shumë përpara e te rritet pa u ndalur” deklaron ai.
Dje Monika Kryemadhi u zgjodh dje kryetare nga 2300 delegatët e LSI, me votim të hapur duke zëvendësuar në këtë post Petrit Vasilin, i cili do të jetë kryetari i grupit të kësaj force politike.
a.ç