Policia ka arrestuar djalin e Vehbi Alimuçës të dënuar me 4 vite burg për pastrim parash.
Artan Alimuçaj 41 vjeç është prangosur sot nga policia, ndërsa ishte shpallur në kërkim prej disa kohësh pas vendimit të gjykatës.
Prokuroria e Tiranës ka derguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të datës 18.11.2015, të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Neni 287/1 i Kodit Penal.
ma.me