Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë! BSH njoftoi se kreditë me probleme përbënin 15.9% të totalit, nga 16.6% që kishin qenë në fund të prillit 2017.
Kreditë me probleme nuk zbrisnin poshtë kufirit të 16% që nga maji i vitit 2011. Përpjekjet dhe masat e viteve të fundit më në fund po japin rezultate të qëndrueshme në uljen e nivelit të kredive me probleme.
Sipas BSH-së, një efekt pozitiv kanë dhënë ristrukturimet e kredive si edhe përmirësimet në procesin e ekzekutimit të kolateralit.
Ndërkohë, që institucioni qendror bankar po vijon me ndërmarrjen e masave të reja në drejtim të uljes së nivelit të kredive me probleme.
a.ç