Policia ka vendosur në pranga një të kërkuar nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.
I arrestuari është Ndue (Vitor) Perjaku 48 vjeç, i dënuar me 8 vite burg në Itali.
Gjykata e Trevizos në Itali e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni” ndërsa pritet që të ekstradohet për të vuajtur dënimin.
a.ç