Guvernatorja e Bankës Popullore të Serbisë (NBS), Jorgovanka Tabakoviç thotë se Serbia po paguan të gjitha borxhet nga vitet 90-ta, e kështu edhe kreditë e Kosovës sepse ai territor me Kushtetutë është pjesë e Serbisë, transmeton Koha.net.
“Po, kjo është specifike. Serbia e paguan atë borxh, sepse Kosovën e konsideron territor të vetin”, citon B92 të ketë thënë Tabakoviç në konferencën e përbashkët me shefin e Misionit të FMN-së në Beograd James Roof dhe me ministrin e Financave Dushan Vujoviç.
Ajo ka thënë se “të gjitha borxhet nga vitet e 90-ta e tutje, në nivelin e FMN-së, anëtare e të cilit është Serbia, rregullisht harmonizohen e verifikohen dhe dërgohen raporte të përmuajshme për gjendjen atyre kredive, jo vetëm të atyre që i kemi në brendi të një pjese problematike të territorit të Serbisë, që është Kosova, por edhe të gjitha borxhet e mbetura nga vitet e 90-ta me Çekinë e Libinë”, ka thënë ajo. (b.an)